Policia somaleze ka njoftuar sot se janë arrestuar tre ushtarë në lidhje me vrasjen e ministrit somalez të vrarë sot në afërsi të pallatit presidencial në Mogadisho.
Zëdhënësi i policisë, Kasim Ahmed ka konfirmuar arrestimin, i cili u zhvillua në kuadër të hetimit që ka për qëllim sqarimin e fakteve dhe rrethanave të të shtënave, ku humbi jetën ministri somalez.
Sipas hetimeve të para, bëhet e ditur se vrasja ishte aksidentale.