Nuk mbyllet kampi më i madh i refugjatëve në botë

Afrika

Nuk mbyllet kampi më i madh i refugjatëve në botë

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 11:18
Kampi Dadaab

Gjykata e Lartë në Kenia, ka bllokuar përpjekjen e Qeverisë për ta mbyllur kampin më të madh të refugjatëve në botë.

Kërkesa për ta mbyllur kampin Dadaab dhe t’i riatdhesojnë rreth 260 mijë refugjatë somalezë që jetojnë atje, erdhi nga Qeveria në Kenia vitin e kaluar.

Afati i fundit për ta mbyllur ishte zgjatur deri në maj, por Gjykata e Lartë ka vendosur që ky vendim është i barasvlershëm me aktin e persekutimit në grup.

Kurse Qeveria kishte argumentuar që kjo çështje kishte të bënte me sigurinë.

Kampi Dabaad ishte themeluar në vitin 1991 për t’i siguruar vendbanim familjeve që largoheshin nga konflikti në Somali, e aty ka njerëz që banojnë për më shumë se 20 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat