Somali: Nga sulmi me bombë në një hotel vriten së paku 13 persona

Afrika

Somali: Nga sulmi me bombë në një hotel vriten së paku 13 persona

Më: 25 janar 2017 Në ora: 09:31
Pamje nga shpërthimi në Somali

(E plotësuar) - Së paku 13 persona janë vrarë të mërkurën në kryeqytetin somalez, Mogadishu, kur militantët e grupit Al Shabab kanë shpërthyer vetura bombë në portën e një hoteli, raporton Reuters.

Pas shpërthimit, militantët kanë hyrë për të kryer sulm brenda hotelit, njofton policia e Somalisë.

“Së paku 13 njerëz, përfshirë civilët dhe oficerët, janë vrarë gjatë dy shpërthimeve në hotel. Disa dhjetëra të tjerë janë lënduar”, ka thënë për Reuters, majori Mohamed Ahmed, oficer policor.

Sipas tij, numri i viktimave mund të rritet.

Shpërthim i dyfishtë në Somali, pesë të vdekur

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e dy shpërthimeve të njëkohshme, që ndodhën në një hotel të kryeqytetit të Somalisë.

Përveç viktimave, në hotelin e Mogadishu, kanë mbetur të plagosur dhe disa gazetarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat