Egjipti në përpjekje për arritjen e një zgjidhje politike në Libi

Afrika

Egjipti në përpjekje për arritjen e një zgjidhje politike në Libi

Më: 21 janar 2017 Në ora: 16:07
Kreu i diplomacisë egjiptiane, Sameh Choukri

 Kreu i diplomacisë egjiptiane, Sameh Choukri njoftoi sot se vendi i tij po punon për “një zgjidhje politike” në Libinë fqinje, në përfundim të takimeve me udhëheqësit kryesorë të institucioneve libiane rreth mosmarrëveshjeve për pushtetin.

Choukri u shpreh në hapje në Kajro të një takimi të ri diplomatik i vendeve fqinjë të Libisë, zhytur në kaos dhe i përçarë nga rivalitetet mes forcave të ndryshme të milicisë dhe fiseve prej rrëzimit në 2011 të Mouammar Kadhafi.

Dy autoritetet politike kanë mosmarrëveshje pushteti. Nga njëra anë qeveria e bashkimit kombëtar (GNA) me seli në Tripoli dhe e njohur nga komuniteti ndërkombëtar, nga ana tjetër një autoritet kundërshtar që kontrollon një pjesë të madhe të Lindjes libiane dhe e mbështetur në Parlamentin e zgjedhur të Tobrouk-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat