Kryqi i Kuq: Gjenden trupat e 11 refugjatëve në plazhin e Libisë

Afrika

Kryqi i Kuq: Gjenden trupat e 11 refugjatëve në plazhin e Libisë

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 13:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar bën të ditur se sot në një plazh në afërsi të Tripolit janë gjetur trupat e 11 refugjatëve që kanë vdekur në tentim për të shkuar në Evropë, transmeton AFP.

“Anëtarët e Kryqit të Kuq libian kanë gjetur 11 trupa të refugjatëve në plazhin Hey Al Andalu”, njofton Kryqi u Kuq Ndërkombëtar.

Sipas të dhënave të OKB-së në këtë vit kanë vdekur 5 mijë refugjatë që tentuan që me barka të arrijnë në Evropë nëpërmes Mediteranit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat