Përleshje ndërmjet policisë dhe studentëve në Afrikën Jugore

Afrika

Përleshje ndërmjet policisë dhe studentëve në Afrikën Jugore

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 10:34
Përleshje në Afrikën Jugore

Në njërin ndër universitetet më të mira në Afrikën Jugore shpërthyen përleshje ndërmjet studentëve dhe policisë gjatë protestës, me të cilën kërkohet arsim pa pagesë.

Policia përdori gaz lotsjellës, plumba gome dhe topa uji ndaj studentëve të Universitetit Vitvatersrand në Johanesburg, të cilët gjuanin gurë ndaj policëve. Universiteti është qendra e protestave studentore, të cilat çuan drejt mbylljes së fakulteteve të tjera dhe shkaktoi paralajmërim nga autoritetet se ka gjasa të mëdha që mjekët, inxhinierët dhe specialistët e tjerë të ardhshëm të mos diplomojnë këtë vit.

Mbi vendin e trazirave fluturojnë helikopterë, ndërsa disa studentë dogjën një autobus në qendër të qytetit.

Janë arrestuar së paku dy perosna, ndërsa disa të tjerë janë lënduar lehtë.

Ministri jugafrikan i Arsimit, Blade Nzimande bëri thirrje për dialog dhe e dënoi dhunën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat