Mijëra emigrantë të shpëtuar në Libi, mes tyre edhe foshnja

Afrika

Mijëra emigrantë të shpëtuar në Libi, mes tyre edhe foshnja

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 08:03
Rreth 6500 emigrantë janë shpëtuar në Libi

Rreth 6500 emigrantë janë shpëtuar në Libi thonë rojet bregdetare italianë, një nga operacionet më të mëdha të këtij lloji deri më sot.

Shpëtimi i emigrantëve u bë nga 40 misione të bashkërenduara 12 milje nga qyteti libian Sabratha.

Emigrantët mendohet se janë nga Eritrea dhe Somalia. Në këto pamje duken klandestinët të cilët brohorasin dhe i drejtohen me not anijeve të shpëtimit, ndërsa në bord ka edhe foshnja.

Të dielën më shumë se 1.100 emigrantë janë shpëtuar në të njëjtën zonë.

Paqëndrueshmëria në Libi ka bërë që në qendër të jetë trafikimi i njerëzve.

Operacionet e të hënës përfshijnë anije nga Italia dhe nga agjencia kufitare e BE, Frontex dhe disa Organizata jo qeveritare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat