Hetoi korrupsionin, fund i hidhur për gazetarin investigativ

Afrika

Hetoi korrupsionin, fund i hidhur për gazetarin investigativ

Më: 17 janar 2019 Në ora: 17:55
Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin Accra të Ganës.

Një gazetar investigativ që ka hetuar korrupsionin në ligat e futbollit, është qëlluar për vdekje teksa udhëtonte me makinë drejt banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin Accra të Ganës. Ahmed Hussein-Suale u qëllua tre herë nga disa persona me motor. Vrasja e gazetarit vjen në një kohë kur një politikan kishte bërë thirrje për ndëshkimin e tij.

Hetimet e gazetarit investigativ për korrupsionin në futboll çuan në ndalimin e përjetshëm në aktivitetet sportive të ish-Presidentit të Futbollit të Ganës. Autoritetet lokale thanë se gazetari u qëllua dy herë në gjoks dhe një herë në qafë. Ahmed Hussein-Suale kishte bashkëpunuar disa herë edhe me BBC për disa çështje të ndryshme, duke përfshirë edhe një hetim për shitjen e organeve apo të pjesëve të trupit.

Në bazë të statistikave, dhuna ndaj shtypit është një fenomen i rrallë në Ganë. Sipas Komitetit të Mbrojtjes së Gazetarëve, vetëm një gazetar është vrarë në Ganë në vitin 1992. Kurse Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve thotë se 8 gazetarë u vranë në të gjithë Afrikën në vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat