Eralda Hitaj, imazhi i disa firmave

Mediale Vip

Eralda Hitaj, imazhi i disa firmave

Më: 18 tetor 2009 Në ora: 15:00

Bukuroshja Eralda Hitaj është transformuar në imazhin e disa firmave të njohura falë talentit dhe bukurisë që i ka dhuruar natyra. Eralda është vetëm 22-vjeçare dhe karriera e saj artistike nisi në vitin 2003 si konkurrente në Miss Albania, ndërsa tre vjet më pas përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe që u zhvillua në Kaliforni. Shtëpia e modës “Giovani” i ofron bashkëpunim, ndërsa ajo ka punuar edhe me kompaninë e orëve Rolex. Eralda ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura për dramë, por thotë se i pëlqen filmi. Aktualisht Eralda drejton një emision në kanalin muzikor, Music Al. Eralda e pranon se në rrugëtimin e saj profesional ka pasur fat dhe ndihmën e madhe të Fadil Berishës. “Fadili insistoi që të bëhesha imazhi i Rolex. Deri në momentin që e kam parë në revistë unë nuk e besoja që do realizohej në të vërtetë”, pohon bukuroshja./ V. K.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat